Qeni i policisë gjen dy fëmijë të humbur brenda 15 minutave

  • 28 March 2019 - 09:45
Qeni i policisë gjen dy fëmijë të humbur brenda 15 minutave

Një qen i policisë ka fituar zemrat e shumë njerëzve pas gjetjes së dy fëmijëve të humbur brenda pak minutash.

Policia tha në një postim në Facebook, se dy fëmijë tetëvjeçare u zhdukën në pyll në kohën kur po binte nata.

Fëmijët thuhet se ishin duke luajtur.

“Prindërit dhe fqinjët ishin duke kërkuar fëmijët në pyll për 45 minuta në ditën e djeshme, dhe më pas u lajmërua policia”, thuhet nga policia.

Por, kur qeni u bashkua me njerëzit, në kërkim brenda pyllit, u gjenden për 15 minuta.

Rasti ka ndodhur në Amerikë.

(Kosova Sot)