Çfarë i bie votimi i sotëm për vizat në Parlamentin Europian?

  • 28 mars 2019 - 15:56
Çfarë i bie votimi i sotëm për vizat në Parlamentin Europian?

Parlamenti Europian ka konfirmuar sot mbështetjen për liberalizimin e vizave, por marrëveshja në Këshill të Ministrave është e detyrueshme për hapat e mëtejmë, shkruan portal schengenvisa.info.

Komisioni Europian tashmë ka propozuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. E Parlamenti  Europian edhe një herë ka konfirmuar pozicionin e tij pro heqjes së vizave.  Me një shumicë prej 331 votash, 126 kundër dhe 12 abstenime, europarlamentarët kanë treguar se janë gati për negociata me Këshillin e Ministrave në mënyrë që kosovarët të mund të fillojnë lëvizjen e lirë në Zonën  Schengen sa më parë që është e mundur.

Votimi i sotëm është rikonfirmim i seancës së mbajtur me 13 shtator vitin e kaluar gjatë së cilës 420 europarlamentarë kanë mbështetur heqjen e vizave për Kosovën.

 Sipas një njoftimi të Parlamentit Europian, deri më tani nuk janë zhvilluar negociata pasi në Këshill ende ende nuk ka një pozicion të përbashkët rreth kësaj cështjeje.

„Vendimi për t’i hequr kosovar nga kërkesa për viza nuk do t’i afektojë pozicionet individuale të shteteve të Kosovës mbi statusin e Kosovës. Pesë vendet anëtare (Qiproja, greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja), nuk e njohin Kosovës si shtet të pavarur. Nëse hiqen vizat qytetarët e Kosovës të pajisur me pasaporta biometrike do të mund të udhëtojnë në BE për 90 ditë brenda periudhës 180 ditëshe, për biznes, turizëm ose arsye familjare por jo edhe për punë“ thekson njoftimi i PE’së.

Gjatë debatit, raportuesaja për vizat, Tanja Fajon, ka kritikuar qeveritë europiane që deri më tani nuk janë liberalizuar vizat për Kosovën.

Nëse në Këshill ku përfaqësohen të gjitha vendet e BE’së ka konsensus, rekomandimi për heqjen e vizave mund të vijë në fund të qershorit, pasi të kryhen zgjedhjet në BE dhe kur Rumania të përfundojë kryesimin e presidencës së BE’së.

(Kosova Sot)