Pushtetarët e pasluftës të dhënë pas hajnisë, harruan krimet dhe demet e luftës

  • 28 March 2019 - 19:12
Pushtetarët e pasluftës të dhënë pas hajnisë, harruan krimet dhe demet e luftës

Nesër në “Kosova Sot”, mund të lexoni shkrimin se çka thonë qytetarët për injorimin që pushtetarët e pasluftës, të dhënë pas hajnisë,e plaçkitjes i harruan krimet dhe demet e luftës nga Serbia!? A po barazohet kështu viktima me kriminelin duke lënë në heshtje çështje, dhe detyruar grupe qytetarësh që në mënyrë individuale të ju drejtohen institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë, Gjykatës së Strasburgut, iniciativa tani më konkrete nga qyteti i Podujevës?

A janë këto pasojat e rënda të udhëheqjes së këtij procesi dialogimi nga një individ tepër i rrezikshëm për stabilitetin e vendit, pasiqë presidenti mban përgjegjësinë kryesore, për injorimin e krimeve të luftës për rreth 12 vjet rresht? Pse asnjëherë asnjë pushtetarë nuk është në gjendje t`ia kërkojnë Aleksandër Vuçiq, kompensimin për dëmet dhe drejtësi për viktimat?

Pse Kosova nuk shfrytëzoi kurrë as mekanizmat ndërkombëtarë të drejtësisë, përmes të cilave ka mundur të vihet në vend drejtësia për mijëra e mijëra familje? Pse me këtë klasë politike, qytetarët janë të zhgënjyer, sepse nuk mund të presin rezultate të ndryshme nga pushtetarët e njëjtë që po na sundojnë tashmë dy dekada?

Për këto e shumë materiale tjera, lexojeni gazetën numër një, “Kosova Sot”.