Moti sot do të na befasojë, këto do të jenë temperaturat

  • 29 March 2019 - 08:37
Moti sot do të na befasojë, këto do të jenë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat minimale do të arrijnë në -2 gradë celsius, kurse ato maksimale deri në 15 gradë celsius.

Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë celsius.

Shtypja atmosferike do të vazhdojë të mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, njofton IHMK.

(Kosova Sot)