Bie në det dhe mbytet, gjendet trupi i pajetë i punëtorit në portin e Durrësit

  • 29 March 2019 - 11:36
Bie në det dhe mbytet, gjendet trupi i pajetë i punëtorit në portin e Durrësit

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.

Mësohet se bëhet fjalë për një person të mbytur në vendin e njohur si ish-kantieri detarë. Kufoma dyshohet se i përket një punëtori, i identifikuar si Xhelal Skenderi.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar polumbarët, të cilët po bëjnë të mundur nxjerrjen e trupit nga uji, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës
Informacion Paraprak
Më datë 29.03.2019, rreth orës 10:00, në Portin e Durrësit , shetasi Xh.S., 60 vjeç, duke punuar është rrezuar në det dhe është mbytur.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Kosova Sot)