Cavusoglu: Blerja e raketave ruse është punë e kryer

  • 29 March 2019 - 16:42
Cavusoglu: Blerja e raketave ruse është punë e kryer

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë pas takimit me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, se Turqia do ta respektojë marrëveshjen e arritur me Rusinë për blerjen e sistemit raketor “S-400”.

“Ne jemi pajtuar me Rusinë në fund dhe e kemi nënshkruar marrëveshjen. Kjo marrëveshje është valide dhe jemi duke diskutuar për datën e dërgimit”, tha Cavusoglu gjatë një konference për gazetarë.

“Kjo marrëveshje është punë e kryer”, shtoi ai. Ai gjithashtu tha se Ankaraja nuk planifikon t’ia shesë këtë sistem shteteve tjera.

Katër senatorë amerikanë njoftuan dje se e kanë paraqitur një projektligj për ta ndaluar shitjen e aeroplanëve luftarakë “F-35” në Turqi derisa qeveria amerikane të sigurohet se Ankaraja nuk do ta blejë sistemin “S-400” nga Rusia.

Sidoqoftë, Cavusoglu tha se Turqia ka marrë deklarata kundërthënëse nga Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se Ankaraja i ka përmbushur të gjitha detyrimet lidhur me aeroplanët e tipit “F-35”.

Ndryshe, ministri turk tha se vend ii tij e kundërshton vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta njohur sovranitetin e Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit, shkruan “Free Europe”

(Kosova Sot)