Ky është autori i dyshuar që vrau Jurgen Kurtin

  • 29 March 2019 - 17:58
Ky është autori i dyshuar që vrau Jurgen Kurtin

Policia ka shpallur në kërkim Klodjan Banen, 38 vjeç nga Patosi, i cili dyshohet se pikërisht personi që ka qëlluar mbi Kurtin mbrëmjen e 18 marsit.

Pak ditë më parë, policia ka prangosur tre persona të tjerë si bashkëpunëtorë të Banes në kryerjen e vrasjes. Në pranga përfunduan Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë; Alesio Berberi, 33 vjeç, lindur në Patos dhe banues në Patos, Fier; Olsi Qalliu, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Atyre iu janë sekuestruar një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një automjet që u ka shërbyer autorëve për t’u larguar pas kryerjes së vrasjes, një sasi e vogël lënde narkotike, 2470 Euro dhe lekë shqiptare, si dhe dy makina luksoze.

(Kosova Sot)