Badallaj: Bandat duhen shporrur nga pushteti

  • 30 March 2019 - 12:15
Badallaj: Bandat duhen shporrur nga pushteti

“Qytetarët e Kosovës me shumë të drejtë janë lodhur me banditët e majave të shtetit që e kanë kapur pushtetin dhunshëm, sepse tashmë këtyre u ka dalë boja dhe se dolën në shesh mashtrimet, rrenat dhe premtimet boshe, sepse këta kanë shkelur turpshëm edhe ligjet, Kushtetutën e vendit dhe mbi të gjitha kanë shkelur me dy këmbë edhe gjakun e derdhur lumë të dëshmorëve të kombit. Këta janë rrenacakë, hajna dhe tradhtarë po se po se të mos flasim për mashtrues.

Pra, dëshmorët nuk mund të durojnë kur të kalojnë këta langonj hajnash pranë varreve të tyre, sepse kur ka nisur lufta janë marrë vesh tjetër ndryshe dhe jo që këta kryehajna dhe këta kryelehaqenë të pasurohen hajnisht dhe të sigurojnë pasuri për njëzet breza dhe familjet e dëshmorëve të mos kenë t´iu shtrojnë fëmijëve bukë e kripë në sofër dhe të mos kenë as para për ilaçe. Dhe, kjo bëri që jo më pak se 50 ish-ushtarë të UÇK-së të bëjnë vetëvrasje dhe dëshmorëve të mos ia rregullojnë as varrin.

Këta kryebanditë të pushtetit bredhin hotele të botës, duke ngrënë dreka e darka pikërisht me këta gjakësorë dhe dukë harxhuar pamëshirshëm buxhetin e shtetit, djersen e taksapaguesve dhe dukë shkelur në gjakun e dëshmorëve. Për të shpëtuar këtë vend, sa më parë duhet ngritur në këmbë i gjithë populli kundër këtyre kryebanditëve që po e shkatërrojnë vendin dhe buxhetin e shtetit, për të ikur me marre dhe të mos kthehen kurrë me. Kryekancerët e Kosovës pa më të voglin dyshim janë banda serbiane DEVOLLI, që me direktiva të Beogradit, sipas kanaleve të posaçme, janë të detyruar për të shkatërruar Kosovën dhe për ta futur deri në vëllavrasje”, tha Reshat Badallaj - Zhuriani për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)