Komunisti fiton në zgjedhje në Turqi

  • 31 March 2019 - 23:14
Komunisti fiton në zgjedhje në Turqi

Sukses për Partinë Komuniste: Fatih Mehmet Macoglu ka fituar 5373 vota në zgjedhjet lokale të mbajtura këtë të diel në Turqi, sipas rezultateve të para.

Kandidati i Partisë Komuniste është zgjedhur kryebashkiak i provincës lindore të Tuncelit.

Kundërshtari i tij nga Partia Popullore Demokratike, Nursat Yecil, mori 5169 vota.

Miliona votues turq ushtruan të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet lokale, të cilat do të përcaktojnë kryebashkiakët, anëtarët e këshillit për qytete, zyrtarët e lagjeve dhe anëtarët për këshillin e të moshuarve. 

(Kosova Sot)