Skenari i Hashim Thaçit, përgatit terrenin për ndarjen e Kosovës

  • 01 April 2019 - 19:20
Skenari i Hashim Thaçit, përgatit terrenin për ndarjen e Kosovës

Media austriake, “Der Standard”, ka shkruar se Hashim Thaçi është nën presionin e Gjykatës Speciale, ku ka alarmuar se mes “diplomateve prej tani është shfaqur një shqetësim, që në veriun e Kosovës po përgatitet një konflikt i armatosur, që do shtynte deri te ndarja e Kosovës.

E lidhur me këtë, nesër në gazetën numër një në Kosovë, të përditshmen “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se a është ky edhe një alarm i keq për Kosovën dhe dëshmi se çfarë skenari është ka e pret vendin? Si po e rrezikon Kosovën Hashim Thaçi, vetëm e vetëm ta shpëtojë lëkuren e tij nga përballja me drejtësinë e pandikuar!? A po zhvillon takime sekrete Thaçi me Vuçiqin, edhe pse dialogu ka kohë që është ndërprerë? Sa ka rrezik për një destabizim të veriut?

Ditë më parë edhe AKI ka paralajmëruar se Serbia synon destabizilimin e veriut. E dihet që njeriu në krye të AKI-së,Shpend Maxhuni, është një piun e dorë e zgjatur e Thaçit. A mund të jetë ky i gjithë një skenar i Thaçit që ta parapërgatisë vendin dhe skenarin për ndarjen përfundimtare të Kosovës? Pse vetëm politikanët dhe liderët e kompromentuar, të korruptuar e të shantazhuar, mund ta vënë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të tyre?

Pse vetëm politikanë të kalibrit të Hashim Thaçit&CO mund të hapin tema që rrezikojnë territorin dhe sovranitetin por edhe nxisin tensione të panevojshme në vend e rajon? Pse kur të udhëheqin të padijshmit dhe interesxhinjtë, atëherë nuk mund të presësh rezultate të tjera përveç humbjeve e dëmeve edhe të pariparueshme? Pse lejohet që të kemi negociata kaq të pabarabarta dhe ku nuk ka njohje të ndërsjellë, por ka vasalitet, servilizëm, nënshtrim dhe kompromise në kurriz të shtetit të Kosovës nga njerëz që e duan vetën , por jo edhe shtetin që përfaqësojnë!?

Këto e shumë materiale tjera, lexojeni në gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”.