Një tjetër grua e akuzon Joe Bidenin për ngacmim seksual

  • 01 April 2019 - 22:52
Një tjetër grua e akuzon Joe Bidenin për ngacmim seksual

Një grua e dytë ka dalë në publik dhe ka akuzuar ish zv.presidentin amerikan Joe Biden, për prekje të papërshtatshme, duke komplikuar edhe më shumë perspektivën për kandidim të mundshëm për president të demokratit.

Amy Lappos, 43 vjeçare, i ka thënë “Hartford Courant” se Biden e ka prekur atë gjatë një fushate për mbledhje fondesh për zgjedhjet në kongres.

“Nuk ishte veprim seksual, por ai më kapi për koke” i tha Lappos gazetës.

“Ai i vendosi duart rreth qafës time dhe më tërhoqi afër vetes. Kur më tërhoqi, për një moment mendova se do të më puthte”, theksoi ajo.

Sekretari i Biden nuk iu përgjigj kërkesave të FoxNeësit për një koment rreth kësaj ngjarje.

Në një deklaratë të hënën, ekipi i Biden i mohoi të gjitha akuzat ndaj tij, por thanë se janë të hapur që t’i dëgjojnë ato.

Lappos, tha se ngjarja nuk ka ndodhur para kamerave dhe se ata ishin në mbrapa skenë.

“Unë kurrë nuk kam bërë ndonjë ankesë, të jem e sinqertë, nuk bëra se ai ishte zv.president. Unë isha askushi. Ekziston një vijë e respektit. Ta kalosh atë vijë nuk është e hijshme. Nuk është afeksion por seksizëm”, shtoi ajo.

Akuzat e Lappos, erdhën pasi që ish-kandidatja për zv.guvernatore të Nevadës, e akuzoi Bidenin duke thënë se ai e puthi atë mbrapa kokës duke e bërë të ndihet në siklet.

Në një deklaratë të dhënë për media, sekretari i ekipit të Bidenit, tha që ata janë në dijeni se veprimet e tij mund ta kenë bërë Floresin të ndihet në siklet, por se nuk janë ngacmime seksuale. Gjithsesi ata do ta dëgjojnë Floresin me respekt.

Këto akuza vijnë pasi që shumë shpejtë pritet të dihet se cili do të jetë vendimi i Bidenit për të ardhmen e tij, a do të kandidojë për president apo jo.

(Kosova Sot)