Arrestohet një person, rrahu ish-gruan dhe shoqen e saj

  • 02 April 2019 - 11:05
Arrestohet një person, rrahu ish-gruan dhe shoqen e saj

Dje në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për rrahjen e ish-bashkëshortes së tij dhe shoqen e saj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00.

Dy viktimat kanë marrë tretman mjekësor nga shërbimi i urgjencës.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.

(Kosova Sot)