Nafta ngritet në nivel rekord këtë vit

  • 02 April 2019 - 17:25
Nafta ngritet në nivel rekord këtë vit

Çmimi i naftës shënoi një rekord të ri prej mbi 69 dollarë për fuçi të marten për shkak të sanksioneve ndaj Iranit dhe ndalesave të mëtutjeshme ndaj Venezuelës, të cilat mund ta thellojnë ndërprerjen e furnizimit nga OPEC-u, duke rritur pritshmëritë që çmimet mund ta tejkalojnë shumën prej 70 dollarësh së shpejti.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke shqyrtuar sanksione të reja ndaj Iranit, ekportet e të cilit janë përgjysmuar nga matjet e tanishme. Një qendër kyqe për përpunimin e naftës në Venezuelë, e cila është goditur nga sanksionet e vendosura nga SHBA-ja, ka ndalur operimin përsëri.

Karburantet e papërpunuara të kompanisë “Brent” e arritën çmimin 69.50 dollarë, më i larti që nga mesi i nëntorit, para se të zbriste për 10 centë në orën 13:20 sipas kohës lokale të Londrës.

Norbert Ruecker, analist në bankën zvicerane “Julius Baer”, tha se çmimi është vështirë të shkojë më lart se ky nivel.

“Çdo ngritje tjetër e çmimit të naftës do të fillonte të sillte pasoja më të dëmshme ekonomike për shumicën e tregjeve zhvillimore”, shtoi ai.

Humbjet e mëtutjeshme në furnizim nga Irani dhe Venezuela mund t’i zgjerojnë ndërprerjet në prodhim nga vendet lidere të OPEC-ut, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot)