Arrestohet i riu në Skenderaj, therri me thikë një person

  • 03 April 2019 - 13:54
Arrestohet i riu në Skenderaj, therri me thikë një person

Sot Policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘vrasje në tentativë’.

“Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në njërën nga lagjet e qytetit të Skenderajt, ku sipas të dhënave të para dhe deklaratave të siguruara thuhet se si shkak i një mosmarrëveshje ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit i lënduar ka mbetur viktima mashkull shqiptar, i cili pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa në cilësi të të dyshuarit është arrestuar K. V., 20 vjeçar, i cili dyshohet se me një mjet të mprehtë (thikë) ka sulmuar viktimën e rastit.

Me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’.

(Kosova Sot)