Kryeministri, kampion nepotizmi

  • 03 April 2019 - 16:57
Kryeministri, kampion nepotizmi

I ashtuquajturi sistem i drejtësisë në Kosovë po vazhdon edhe më tej të amnistojë nga përballja me drejtësinë të gjithë pushtetarët e inkriminuar, krimin e organizuar, korrupsionin dhe mafinë politike e nëntokën kriminale që po bashkësundojnë Kosovën e nëpërkëmbur. Sipas analistëve, lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar po dështon, sepse ka mungesë të vullnetit politik.

Image
Blerim Burjani

Analisti Blerim Burjani thekson se "është e kotë reforma e vazhduar ligjore në drejtësi e problemet mbetën të palëkundura, vala e madhe e nepotizmit me punësime familjare e partiake e kanë vetëm një vrull mediatik dhe s'ka gjë, heshtet gjithçka, kështu nuk funksionon as shteti e as drejtësia, nepotizmi i legalizuar nga kryeministri i një shteti ky është skandali më i madh në botë. Ky njeri kishte deklaruar se njerëzit e partisë së tij më së paku deri tash janë punësuar në shtet. Po të kishte thënë një kryeministër tjetër, moti ishte harruar puna e tij në cilësinë e kryeministrit, shteti me përplot skandale që kurrë nuk ndalen nga partitë politike, ky është shtet partiak, por jo i qytetarëve, për drejtësi nuk ka çka flitet se është e kapur deri në majë", ka përfunduar për “Kosova Sot”, analisti politik, Blerim Burjani.

(Kosova Sot)