Si u shërua një grua e sëmurë nga 'zorra e paralizuar'?

  • 04 April 2019 - 16:11
Si u shërua një grua e sëmurë nga 'zorra e paralizuar'?

Një nënë pesha e së cilës në një moment kishte rënë në vetëm 32 kile, është e gëzuar që ka shtuar rreth 7 kile, si rezultat i një operacioni të rëndësishëm, për heqjen e një pjese të zorrës së saj. Annie Jenkins, nga Penzance, Kornuoll, ishte diagnostikuar me sëmundjen divertikulare, e cila prekë zorrët, kur kishte vetëm 22 vjet. Derisa sëmundja përkeqësohej, Annie 30 vjeçe kishte mbetur me një zorrë të trashë tërësisht të paralizuar. 

Është tepër e lumtur që ka filluar të shtojë në peshë

Zonja Jenkins, nënë e 11 vjeçit Deano, humbi shumë në peshë pasi që organizmi i tij u bë i paaftë për të thithur përbërësit ushqimorë, por edhe për shkak se numri i madh i ilaçeve që merrte, ia kishin zvogëluar apetitin. Jenkins urrente faktin që i duhej të vishej me rroba fëmijësh. Por, pas operacionit, të cilit iu nënshtrua në shkurt, me ç'rast iu hoq një pjesë e zorrës, Jenkins është tepër e lumtur që ka filluar të shtojë në peshë. Ajo tregon se, para operacionit, kishte një dhembje aq të madhe, sa që dhembja e lindjes së fëmijës i dukej asgjë. Thotë se kishte vazhdimisht ndjenjën se diçka i kishte hyrë në bark dhe se donte të dilte jashtë.

"Qyshkur u operova në muajin shkurt, tani nuk marr asnjë ilaç"

Edhe pse vetë nuk ishte aspak e kënaqur me peshën prej rreth vetëm 32 kilesh, kishte edhe njerëz të tillë, të cilët i bënin komplimente për pamjen. Nga ana e saj, Jenkins nuk donte asgjë tjetër, pos të shtonte në peshë. Te sëmundja divertikulare, operacioni është i nevojshëm vetëm për ta hequr ndonjë pjesë të inflamuar, e cila mund të jetë infektuar, apo nëse inflamacioni përhapet në abdomen, gjendje e cila në mjekësi quhet peritonit. 'Qyshkur u operova në muajin shkurt, tani nuk marr asnjë ilaç dhe ha çka të dua', thotë Jenkins.

(Kosova Sot)