Parashikimi i motit për sot, priten reshje

  • 05 April 2019 - 09:46
Parashikimi i motit për sot, priten reshje

Sot mbi vendin ton sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius.

Vranësirat vende-vende ka mundësi të shoqërohen me riga lokale shiu.  Në fushat barike pritet të ketë rënie, duke regjistruar vlera nën kufijtë e normales.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 2-11 m/s.

(Kosova Sot)