I shpërtheu granata në dorë teksa luante, mësohet gjendja e 9-vjeçares

  • 06 April 2019 - 16:41
I shpërtheu granata në dorë teksa luante, mësohet gjendja e 9-vjeçares

Teksa familja Çupi në Bulqizë ka hapur dyert e mortit, pas vdekjes së djalit të tyre 11-vjeçar si pasojë e shpërthimit të granatës, një lajm i mirë vjen nga Tirana për gjendjen shëndetësore të 9-vjeçares.

Pas disa operacioneve në Qendrën Spitalore Universitare, motra e 11-vjeçarit. M.Çupi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se gjendja shëndetësore e 9-vjeçares është përmirësuar.

M.Çupi u transportua ditën e djeshme me helikopter drejt kryeqytetit, e ndërsa vallai i saj më i madh humbi menjëherë jetën.  

(Kosova Sot)