Një person vritet dhe pastaj hahet nga luanët në Afrikën e Jugut

  • 07 April 2019 - 19:32
Një person vritet dhe pastaj hahet nga luanët në Afrikën e Jugut

Në Parkun Kombëtar të Krugerit, të Afrikës së Jugut një person është vrarë nga një elefant dhe pastaj është ngrënë nga luanët. Vetëm kafka dhe pantallonat e tij kishin mbetur nga gjithë ajo që kishte ndodhur.

Incidenti i rëndë ndodhi pasi një viktima hyri të hënën në park, së bashku me tre persona të tjerë, të cilët kishin për qëllim që të fotografonin rinoqerontët.

Një elefant “papritur” e sulmoi atë duke e lënë të vdekur në vend ndërsa shokët e tij thanë se ata “e larguan trupin dhe e vendosën në rrugë, për ta marrë nesër, sepse e kishin të pamundur që ta mbanin për shkak të rrezikut”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa në mëngjes, nga trupi i tij janë gjendur vetëm kafka dhe pantallonat, dhe sipas personave që e gjetën, mendohet se ai është ngrënë nga luanët.

Ndërsa policia tashmë ka arrestuar tre shoqëruesit e tij, për hyrje në mënyrë ilegale në park, ndërsa ata të tre treguan gatishmëri për ta ndihmuar policinë në hetime.

Parku Kombëtar i Krugerit, është ndër parqet kombëtare më të njohura në botë. Në atë park jetojnë të gjitha llojet e kafshëve afrikane, dhe mbetet një atraksion i madh për turistët.

(Kosova Sot)