Burjani: Krimi nuk po ndëshkohet

  • 08 April 2019 - 13:22
Burjani: Krimi nuk po ndëshkohet

Analisti Blerim Burjani theksoi për gazetën “Kosova Sot” se nuk priten rezultate në luftimin e dukurive si korrupsioni, nepotizmi, duke pasur parasysh se politika shtetërore me këto parti politike, me njerëz të varfër, e tash janë bërë milionerë përmes korrupsionit dhe zhvatjes së parasë publike dhe privatizimit të ndërmarrjeve, ka pasur çdo gjë, madje edhe drejtësinë.

“Të gjithë keqbërësit duhet ndëshkuar, të konfiskohet pasuria e fituar pa bazë ligjore.

Krimi duhet të ndëshkohet dhe të gjithë ata që kanë bërë krime korruptive, punësim familjar në cilindo institucion, duhet të ndëshkohen penalisht në mënyrë që këto fenomene të ndalen dhe të mos përsëriten më”, është shprehur analisti Burjani për gazetën.

(Kosova Sot)