Partitë nacionaliste të BE-së bashkojnë forcat pas zgjedhjeve të majit

  • 08 April 2019 - 13:47
Partitë nacionaliste të BE-së bashkojnë forcat pas zgjedhjeve të majit

Partitë nacionaliste, të cilat janë kundër imigrantëve, po planifikojnë t’i bashkojnë forcat për zgjedhjet parlamentare evropiane që do të mbahen muajin tjetër për të krijuar një bllok të ri që do ta shkundë Bashkimin Evropian. Lajmin e bënë të ditur zyrtarët e katër grupeve të ndryshme.

“Ne dëshirojmë t’i reformojmë Bashkimin Evropian dhe Parlamentin Evropian pa i shkatërruar. Ne dëshirojmë ta bëjmë një ndryshim radikal,” tha Joerg Meuthen, kryetar i partisë “Alternativa për Gjermaninë".

Meuthen iu tha reporterëve se grupi i ri brenda Parlamentit Evropian do të quhet “Aleanca Evropiane për Popujt dhe Shtetet” dhe fillimisht do të përbëhet nga së paku 10 parti.

Ngjarja e së hënës është organizuar nga zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini, i cili e udhëheq partinë “Lidhja”. Përveç Alternativës për Gjermaninë, Partia Konservatore e Finlandës  Partia Popullore e Danimarkës po ashtu janë zotuar se do ta përkrahin iniciativën.

Partitë nacionaliste të Evropës ndajnë qëllimet e njëjta ideologjike për ta frenuar qasjen liberale të BE-së dhe për ta kthyer pushtetin në kryeqytetet e shteteve anëtare. Sidoqoftë, ata shpesh kanë dallime të mëdha për idetë e politikave sociale dhe ekonomike, duke e vështirësuar krijimin e një grupi të qëndrueshëm brenda Parlamentit Evropian, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot)