Qytetari hasë në kafkë njeriu duke punuar në pronën e tij në Lipjan

  • 08 April 2019 - 19:47
Qytetari hasë në kafkë njeriu duke punuar në pronën e tij në Lipjan

E ndërprenë punën që e filluan në mëngjes. Kjo pasi në këtë vend  që kompania Dragaqina e gërreu në Lipjan, pati edhe mbetje mortore.

Por, atë nuk e panë pronarët e kompanisë së betonit e as punëtorët që e ngarkuan dheun që më pas u shit.

Të njëjtën ngarkesë e bleu një banor i fshatit Konjuh, i cili edhe e gjeti një kafkë njeriu në mes dheut.

Pronari i tokë nuk ka dashur të flasë para kamere, megjithatë ai i tregoi se nga pamja e parë, kafka duket të jetë e vjetër.

Se u gjet mbetje mortore e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Lulzim Dragaqina, pronari i kompanisë së betonit, rrëfen se si e morri lajmin për gjetjen e eshtrave.

Dragaqina thotë se kjo është hera e parë që i ka ndodhur një gjë e tillë, për gjithë vitet që ushtron këtë biznes.

Ndërkaq, Mjekësia Ligjore ka konfirmuar marrjen e mbetjeve mortore dhe se analizat për kafkën e gjetur do të bëhen gjatë ditëve në vazhdim.

(Kosova Sot)