E moshuara nga Ferizaj tregon se si burri e theri me thikë djalin e tyre 31 vjeçar

  • 08 April 2019 - 20:33
E moshuara nga Ferizaj tregon se si burri e theri me thikë djalin e tyre 31 vjeçar

Një burrë 64 vjeçar ka therur me thikë djalin e tij 31 vjeç, natën e mbrëmshme. Në kushte anonimiteti rreth kësaj foli gruaja e 64 vjeçarit.

Ajo tregoi se ka katër vite që djali i bën zullum dhe e rrahë babanë e vet.

64 vjeçari me inicialet M.S. u largua nga shtëpia pasi theri me thikë djalin e tij N.S., 31 vjeç rreth orës 23:00.

Të hënën policia shkoi ta kërkoi në shtëpinë e tij në fshatin Dardani të Ferizajt por brenda e gjeti vetëm gruan e tij.

Ajo tregoi se si ndodhi rasti.

Gruaja e cila qëndron e shtrirë për shkak të sëmundjeve që ka thotë se ka katër vjet që kur djali u bën zullum dhe e rrahë babanë e vetë.

Ajo tregon se mbyllen në dhomë me çelës për t’i ikur kontaktit me djalin.

(Kosova Sot)