Hajnat e plaçkisin e më pas djegin shtëpinë në Pejë

  • 09 April 2019 - 12:55
Hajnat e plaçkisin e më pas djegin shtëpinë në Pejë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së martës, gjatë patrollimit në fshatin Kerstovc të komunës së Pejës, patrulla policore ka vërejtur tym dhe zjarr në një shtëpi

Shtëpia ishte e pabanuar ndërsa pronari i saj jeton jashtë vendit, bën të ditur policia sipas deklarimit të fqinjve

“Policia kanë ndërmarrë masat e menjëhershme duke njoftuar njesitet e zjarfikseve të cilët kanë shuar zjarrin dhe nga ky zjarr dëmet materiale janë bere në një dhome në të cilën janë djegur gjësende tekstili. Shtëpia ishte e pabanuar meqë pronari i shtepisë jeton jashtë vendit sipas deklarimit të fqinjëve”, bëhet e ditur në një komunikatë të policisë.

Ndërkaq dyshohet se djegia e shtëpisë ishte bërë pasi disa persona të dys

Policia bën të ditur se nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, është vërejtur se persona të dyshuar fillimisht kanë kryer vjedhje e më pas e kanë djegur shtëpinë.

“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nga hetuesit policor është vrejtur se persona të dyshuar fillimisht kishin dëmtuar dritaren dhe kishin hapur derën e hyrjës të asaj dhome dhe kanë depertuar brenda për të kryer vepren e vjedhjës. Ende nuk dihet nese është vjedhur diçka sepse policia është në proces të hetimit”, theksohet në komunikatë.

Policia e Kosovës ka bërë apel te të gjithë qytetarët e rajonit të cilët nuk banojnë në Kosovë por që kanë pasuri të paluajtshme në Kosovë që të gjejnë formën e përkujdesjës së pasurisë.

(Kosova Sot)