“Të veshur si komando dhe të armatosur”- dëshmitarët rrëfejnë momentin kur grabitësit vodhën miliona euro

  • 09 April 2019 - 18:35
“Të veshur si komando dhe të armatosur”- dëshmitarët rrëfejnë momentin kur grabitësit vodhën miliona euro

Pasagjerë të avionit të linjës Tiranë-Vjenë, ku ishin ngarkuar miliona euro për t’u transportuar drejt Austrisë, kanë rrëfyer momentin kur grabitësit e armatosur kanë hyrë për të marrë paratë.

Avioni me rreth 160 pasagjerë, do të nisej për fluturim rreth orës 15:05 minuta.

“Avioni ishte i ndezur dhe pamë nga ana e djathtë e avionit tre persona me kapuçë në kokë, të veshur si komando të afroheshin tek barku i avionit. Kujtuam se bëhej fjalë për një stërvitje. Ata kanë kërcënuar me armë punonjësit dhe i urdhëruan të shtrihen”, kanë thënë pasagjerët.

Më pas autorët kanë marrë paratë në avion dhe janë larguar fillimisht më këmbë e më pas me një furgon.

Gjithashtu, mësohet se pak minuta pas grabitjes, ka hyrë policia në avion dhe ka kërkuar pamje por pasagjerët kanë thënë se nuk kanë filmuar.

Po kështu policia ka zbritur pasagjerët më pas nga avioni.

(Kosova Sot)