Treni i eksodit ndalon në Bllacë

  • 10 April 2019 - 20:15
Treni i eksodit ndalon në Bllacë

Vihet gurthemeli i muzeut të gjenocidit serb ‘Bllaca 99’

Shumë flamuj valonin përmes dritareve të trenit, i cili u nis nga Mitrovica për në Han të Elezit.

Një pamje e simboleve të tilla, ishte e pamundur të shihej 20 vite më parë, ku serbët dëbonin, vrisnin e ndanin familje shqiptare.

Gjatë së mërkurës, qytetarë të shumtë po i bashkëngjiteshin rrugëtimit me tren, por kësaj radhe me dëshirë.

Fytyrat e tyre ishin të buzëqeshura. Madje nisjen e trenit, e pritën me eufori.

Fatin e ndarjes nga familja e kishte 20 vite më parë familja Mustafa, e cila u ilustrua përmes kësaj fotografie.

Atë sot e mban ne dore gruaja e Xajë Mustafës, e cila u bashkua me burrin e fëmijët.

Por asokohe ndarja nga familja s’ishte e lehtë.

Se bashku familja Mustafa po drejtoheshin per ne Bllace, ku do te vihej  gur themeli i muzeut te gjenocidit serb.

I lumtur, tani Mustafa po e mban flamurin kuq e zi në dorë.

Gjersa ulëset e trenit po mbusheshin, plot me kujtime ishin edhe udhëtaret që po hynin në të.

Plaget e luftes jane akoma te pranishme per Halil Ujkanin, te cilit pese anetare te familjes i jane zhdukur ne lufte.

Rrugës me tren po i bashkëngjiteshin shume  qytetare nga vende te ndryshme te Kosovës.

Kishte edhe te tille qe s’po udhëtonin, por po e përshëndesnin këtë iniciativë.

 

(Kosova Sot)