Fati i Brexit’it do të vendoset në një darkë në Bruksel

  • 10 April 2019 - 22:41
Fati i Brexit’it do të vendoset në një darkë në Bruksel

Vetë kaos që po e përcjell Brexitin mund të përmbledhet me faktin e asaj që do ndodhë sonte në Bruksel, shkruan CNN.

Britania e Madhe është ekonomia e pestë më e madhe në botë,. është një shtet me armë nukleare dhe me një ulëse të përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB’së. Ka industinrë e shërbimeve ndër më të mirat në botë dhe një popullatë me më shumë se 60 milionë banorë.

Malta në krahasim është ekonomia e 124’të më e madhe në botë. Ka një popullatë prej 500 mijë banorëve.

Gjithsesi sonte, Joseph Muscat, kryeministri i Maltës do ketë peshë më të madhe në vendosjen e fatit të Britanisë se sa vetë Theresa May, kryeministrja e Britanisë së Madhe.

Muscat, ndyshe nga May, do ketë një ulëse në darkën e sontme të liderëve të BE’së ku do diskutohet e ardhmja e Brexitit.

Paaftësia e Britanisë që të arrijë një dëshirë të përbashkët politike për procesin e Brexitit, ka bërë që të humbet afati i 29 marsit për dalje.

Javën e kaluar, May i shkruajti një letër Donald Tusk, presidentit të Këshillit evropian, duke kërkuar një zgjatje të Artikullit 50, procesit me anë të të cilit Britnia do dalë nga BE’ja.

Problemi me të cilin ballafaqohet Brexiti tani është se në secilën rrugë që shkon do ketë pasoja. Afati i fundit i cili është caktuar për 12 prill nuk pritet të sjellë ndonjë përfundim. Dhe çdo zgjatje e afatit do nënkuptonte pjesmarrjen e Britanisë në zgjedhjet e parlamentit të BE’së.

Gjithsesi i gjithë procesi ka shkaktuar kokëqarje në BE. Presidenti francez, Emmanuel Macron është treguar shumë i frustruar.

Si për ironi të atyre që po lobojnë për dalje sa më të shpejtë të Britanisë, në mënyrë që fati i shtetit të jetë në duar të tyre, fati i Britanisë po vendoset me kilometra larg Londrës.

(Kosova Sot)