Shpërthejnë akuzat kundër Enver Hoxhajt, drejtësia mbyll sytë

  • 11 April 2019 - 08:03
Shpërthejnë akuzat kundër Enver Hoxhajt, drejtësia mbyll sytë

Muharremi: Jo veç Petrovci, por të gjithë artistët duhet të reagojnë se ky shtet i ka la duart

“Në Kosovë për 20 vjet rresht, qoftë në Qeverinë qendrore apo atë komunale, nëse krerët dhe përgjegjësit e institucioneve nuk gjejnë interesa personale, atëherë jo vetëm që nuk përkrahin projekte zhvillimore e investive, por as edhe artistët e cilësdo fushë.

Image

Siç na ishte rasti në mesin e shumë denoncimeve, aktori me nam botërore, Enver Petrovci akuzoi ish-ministrin e Arsimit, Enver Hoxhaj, aktualisht zv. kryeministër, se ishte ai që ia mbylli Akademinë e Arteve. I njëjti i ka mbyllur edhe shkollat në të cilat ai nuk ka pasur interesa personale apo përfitime personale”, thotë analisti Ragip Guraziu për “Kosova Sot”

Në Kosovë për 20 vjet rresht, qofte në Qeverinë qendrore apo atë komunale, nëse krerët dhe përgjegjësit e institucioneve nuk gjejnë interesa personale, atëherë jo vetëm që nuk i përkrahin projektet zhvillimore e investive, por as edhe artistët e cilësdo fushë. Në mesin e shumë denoncimeve, aktori Enver Petrovci akuzoi ish-ministrin e Arsimit, Enver Hoxhaj, tani në pozitën e zv. kryeministrit se ishte ai që ia mbylli Akademinë e Arteve.

Sipas analistëve dhe njerëzve të kulturës, ish-ministri Enver Hoxhaj i ka mbyllur shkollat në të cilat ai nuk ka pasur interesa personale apo përfitime personale, siç e akuzon aktori Enver Petrovci. Sipas tyre, u mbyllën shumë keqpërdorime të asaj kohe, kur MASHT-i udhëhiqej nga Enver Hoxhaj, nga drejtësia e UNMIK-ut, por edhe kjo e Kosovës, pasi bëhej fjalë për abuzime dhjetëra e qindra milionëshe në periudhën e Enver Hoxhajt, që u dhanë për ndërtimin e shkollave anekënd Kosovës.

Image
Ragip Guraziu

Guraziu: Shumë keqpërdorime u mbyllën në kohën e Hoxhajt si ministër

Analisti Ragip Guraziu është shprehur për gazetën “Kosova Sot” se arti në Kosovë është viktimë e Qeverisë qendrore dhe atyre lokale në të gjithë komunat. “Në Kosovë për 20 vjet rresht, qoftë në Qeverinë qendrore apo atë komunale, nëse krerët dhe përgjegjësit e institucioneve nuk gjejnë interesa personale, atëherë jo vetëm që nuk përkrahin projekte zhvillimore e investive, por as edhe artistët e cilësdo fushë.

Siç na ishte rasti në mesin e shumë denoncimeve, aktori me nam botërore, Enver Petrovci akuzoi ish-ministrin e Arsimit, Enver Hoxhaj, aktualisht zv. kryeministër, se ishte ai që ia mbylli Akademinë e Arteve. I njëjti i ka mbyllur edhe shkollat, në të cilat ai nuk ka pasur interesa personale apo përfitime personale, siç e akuzon aktori Enver Petrovci...

Po ashtu, u mbyllën shumë keqpërdorime të asaj kohe, kur MASHT-i udhëhiqej nga Enver Hoxhaj, nga drejtësia e UNMIK-ut, por edhe kjo e Kosovës, pasi bëhej fjalë për abuzime dhjetëra e qindra milionëshe në periudhën e Enver Hoxhajt, që u dhanë për ndërtimin e shkollave anekënd Kosovës.

Ky regjim aktual shtetëror kosovar, edhe artin e kulturën e Kosovës, së bashku me artistët dhe personave kyçë në këtë lëmi, po i fundos”, theksoi analisti Guraziu.

Image
Reshat Badallaj-Zhuriani

Badallaj: Shteti është në dorën e bandave dhe klaneve

Analisti Reshat Badallaj theksoi për “Kosova Sot” se kryebanditëve të pushtetit, siç i ka quajtur ai, aspak nuk u intereson fusha e kulturës. “Përse t´i interesojë, kur këta nuk mund të vjelin para aty. Këtyre u intereson vetëm aty ku vjelin miliona dhe e ndajnë bashkërisht. Jam i sigurt se shteti është në dorën e bandave dhe klaneve më të rrezikshme në tërë Ballkanin, prandaj as nuk është dënuar askush.

Këta vodhën edhe në arsim me qindra miliona euro dhe keni dëgjuar se a u dënua kush. Prandaj, them se pushteti është në dorën e huaj, në dorën e këtyre bandave supermilionerësh me hajni. Pra, këta nuk merren me kulturë, artin, por këta merren me hajni, korrupsion”, theksoi analisti Badallaj.

Image
Ilir Muharremi

Muharremi: Në këtë shtet nuk ka mbetur më as art e as të jetohet!

Kritiku Ilir Muharremi theksoi për gazetën “Kosova Sot” se në njëfarë forme arti nuk është në krizë te ne, por shoqëria është në krizw të madhe. “Ky popull e këta udhëheqës më shumë i shikojnë interesat e tyre politike. Por edhe artistët janë paksa të politizuar e jo të gjithë. E respektoj punën e Petrovcit si profesionist dhe si pedagog, por te ne shumë artistë janë të politizuar. S’mund të them se artistët po funksionojnë pa politikë, i tërë shteti është i involvuar në këtë. Nëse bëhet fjalë për artin aq shumë duhet të kemi kujdes sidomos aktrimi.

Artistët që pretendojnë të bëjnë diçka më shumë në nivel shtetëror ata menjëherë politizohen. Artistët kur po arrijnë vetë në botë, atëherë politika po u ofron përkrahje. Këtu në këtë shtet nuk ka mbetur më as art e as të jetohet, sepse të paditurit mbajnë pozitat jo veç Petrovci, por të gjithë artistët duhet të reagojnë se ky shtet i ka la duart”, është shprehur Muharremi për gazetën “Kosova Sot”. Gazeta i ka dërguar dje pyetje edhe zv. kryeministrit, Enver Hoxhaj për akuzat e Petrovcit, por edhe të analistëve, por ai nuk ka kthyer përgjigje.

Image
Avni Rudaku

Rudaku: Merren vendime kinse për zbatim të ligjit diku, e diku tjetër mbyllen sytë

“Kur e dimë se Kosova ka lënë lloj-lloj kolegji e akademi pa cilësi dhe që nuk i ka paguar me rregull as stafin akademik, e ka mbyllur Akademinë e Arteve të Enver Petrovcit, është krejt e pritshme se sa vendime ishin të paarsyeshme në çdo qeveri që ka drejtuar MASHT-in.

Vazhdon Kosova të jetë pa sundim të ligjit me të gjitha raportet vendore e ndërkombëtare të vlerësim. Mungesa e besimit në drejtësi ka bërë që njerëzit të humbin besimin në shumicën e institucioneve shtetërore. Edhe më e tmerrshme është bërë drejtësia selektive, vendimet selektive etj. Merren vendime kinse për zbatim të ligjit diku, e diku tjetër mbyllen sytë. Jo vetëm çështja e mbylljes së Akademisë së Arteve të Petrovcit, por shumë vendime të tjera, ose janë marrë me retorika elektorale, ose duke dhënë kinse dëshmi për sundim të rendit e ligjit, ose janë shikuar lidhjet e afërta të institucioneve arsimore me njerëz të pushtetshëm.

Natyrisht se do të duhej të kishte monitorim të cilësisë qoftë Akademia e Enver Petrovcit, apo edhe sikur të ngjallej Aleksandër Moisiu, por dyshoj se e kanë pasur për mungesë cilësie, sa e kanë pasur edhe me këto motivet partiake, krijimin e përshtypjeve se ka rend e ligj etj.”, theksoi për gazetën “Kosova Sot”, analisti dhe studiuesi, Avni Rudaku.

(Kosova Sot)