Vendosja e Ushtrisë në Rinas, ish-ministri i Mbrojtjes interpreton Kushtetutën: Ja kur lejohet

  • 11 April 2019 - 13:55
Vendosja e Ushtrisë në Rinas, ish-ministri i Mbrojtjes interpreton Kushtetutën: Ja kur lejohet

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka bërë një interpretim të Kushtetutës për rastet kur lejohet përdorimi i Forcave të Armatosura.

Në interpretimin e tij, kryetari i PR-së thekson se vendimi i ministres aktuale të Mbrojtjes për të kontrolluar aeroportin e Rinasit me Forcat e Armatosura nuk parashikohet në nenet e Kushtetutës.

Image

Mediu thotë se Kushtetuta lejon përdorimin e ushtrisë vetëm në rastet e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme apo në rastin e emergjencave.

“Kushtetuta dhe ligji kanë përcaktuar qartë rolin dhe misionin e Forcave të Armatosura.

Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe është e papranueshme që FA të shndërrohen në instrumenta të urdhrave politikë, nga kushdo që vjen në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.

Forcat e Armatosura kanë dy raste që mund të përdoren:

a- Në rastin e gjendjes së jashtëzakonshme:

Neni 22

Përdorimi i Forcave teë Armatosura gjateë gjendjes seë jashtëzakonshme

Gjendja e jashtëzakonshme vendoset me ligj nga Kuvendi, sipas dispozitave teë Kushtetutës seë Republikës seë Shqipërisëë.

Me vendosjen e gjendjes seë jashtëzakonshme, Forcat e Armatosura, me vendim teë Kuvendit, pas kërkesës seë Këshillit teë Ministrave, mund teë ndërhyjnëë për rivendosjen e rendit, veteëm kur forcat e policisëë nuk janeë neë gjendje ta kryejneë keëteë detyreë.

Gjateë gjendjes seë jashtëzakonshme Kryeministri efshtëë drejtpërdrejt përgjegjës peër drejtimin e Forcave teë Armatosura, peërmes hierarkiseë seë drejtimit e teë komandimit.

Pas përfundimit teë gjendjes seë jashtëzakonshme Kryeministri i raporton Kuvendit për përdorimin e Forcave teë Armatosura gjateë keësaj periudhe.

Veprimet, qeë ndërmerren nga Forcat e Armatosura gjateë gjendjes seë jashtëzakonshme, duhet teë jeneë neë përpjesëtim me shkallen e rrezikut dhe duhet teë synojnëë rivendosjen sa meë teë shpejteë teë funksionimit normal teë shtetit.

Nuk jemi aspak përballë një situate të tillë. Nëse shteti dhe policia ka rënë, kjo nuk është për shkak të paaftësisë së tyre apo mungesës së strukturave të specializuara për ruajtje të objekteve të sigurisë së veçantë apo përballjeve me grupe kriminale.

Për fatin e keq, forcat e Policisë janë kthyer në instrument politik, kundër qytetarëve dhe të drejtave të tyre, duke dhunuar qytetarët  në emër të qeverisë.

Image

b- FA përdoren në rastin e emergjencave, si ndërhyrje e domosdoshme, pasi janë përdorur të gjitha mjetet dhe strukturat e tjera në dispozicion.

Asnjë nga këto dy momente ligjore dhe kushtetuese, nuk përputhet me atë ç’ka ndodhi në Rinas, prandaj vendosja e strukturave ushtarake është jo kushtetuese dhe jo ligjore dhe krijon një precedent të rrezikshëm për përdorim për interesa dhe qëllime jashtë misionit të tyre”, thekson Mediu.

(Kosova Sot)