Edhe Milaim Zeka po e mendon largimin nga Kosova, ja çfarë thotë ai

  • 11 April 2019 - 16:05
Edhe Milaim Zeka po e mendon largimin nga Kosova, ja çfarë thotë ai

Deputeti Milaim Zeka ka thënë se edhe ai po planifikon ta lë Kosovën. Thotë se e ka diskutuar me bashkëshorten këtë gjë,.

“Edhe unë e gruaja ime kemi diskutu me ik nga vendi, ne të dy kemi punë, por kushtet nuk janë normale sepse vajza ime shkon në një çerdhe të shtetit ku janë 23 fëmijë. Ndërkohë, miliona euro shpenzohen për makina të zyrtarëve të qeveritarë”, ka thënë Zeka.

“Kjo seancë nuk ka pasë nevojë me u mbajtë fare sepse shkaktar kryesor të ikjes së të rinjëve, është politika e këtij vendi i aka sjell këtij vendi që prej mbarimit të luftës e këndej. Ikja masive e shqiptarëve para luftës ka qenë ikje nga terrori fizik, ndërkaq ikja pasluftës, është ikje nga terori psiqik. Nuk ka krim më i madh që mundet me i ndodh ndonjë populli se sa keqpërdorimi i parasë publike.

Një pjesë e jona, bajagi shumica prej nesh, jo të gjithë, jemi keqpërdorues të parasë publike. Ne edhe si komisione e si deputetë, ju dërgojmë letra institucioneve e shteteve të huaja, i lusim me na thirrë në vizitë.

Pra nuk është që dikush na thirrë neve në viztë, po na i lusim me na thirrë në vizitë.  Pra, vizita palidhje. Edhe kryetari i Kuvendit kur shkon në Hungari e Japoni shkon ban be që po shkon me pare të babës”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)