E zbulon ambasadori gjerman, ja çka do t’i thotë Merkel, Vuçiqit për Kosovën

  • 11 April 2019 - 17:24
E zbulon ambasadori gjerman, ja çka do t’i thotë Merkel, Vuçiqit për Kosovën

Tomas Shin ambasadori gjerman në Serbi, kanjoftuar se ideja e bashkimit të liderëve të Ballkanit perëndimor me 29 prill është “përgatitja e terrenit” per dialogun e normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, shkruan “Expreso”.

“Ne shpresojmë se taksat së shpejti do të hiqen dhe do të krijohen kushtet për vazhdim të dialogut”, ka deklaruar Shib për Tv N1.

Në pyetjen cili është qëndrimi i Berlinit për dialogun pa marr parasysh taksën, Shib ka thënë se dialogu kushtohet përkushtimit, unitetit dhe dallueshmërisë.

“A mundemi që me 29 prill të përgatisim terrenin për dialog dhe normalizim” Shib thotë se organizatorët nuk duan të zgjojnë pritje të mëdha, “Me rëndësi është që akterët të mbeten në komunikim”, ka dekalruar ambasadori gjerman për mediat serbe.

“Kjo nuk është konferencë, por takim me vendet e Ballkanit perëndimor, ndërsa do të marrin pjesë përfaqësuesit nga Sllovenia, Kroacia, përfaqësues nga BE ( Zhan Klod Junker dhe shefja e diplomacisë evropiane). Takimi duhet të tregoj se Ballkani perëndimor  edhe më tutje gëzon prioritet si nga Berlini po ashtu edhe nga Parisi”, tha Shib.

“Mendoj se ndryshimi i kufijve mund të ketë reperkusione në gjithë regjionin për atë shkak kemi rezerva. Ka një format në të cilin zhvillohen bisedimet për normalizim nën ndërmjetësimin e BE-së. Përmes këtij takimi angazhohemi që bisedimet të përtërihen”, deklaroi Shib.

(Kosova Sot)