Nuk do ta besoni se cilin kundërshtar politik e ka nominuar Haradinaj për mbjelljen e pemës

  • 12 April 2019 - 11:08
Nuk do ta besoni se cilin kundërshtar politik e ka nominuar Haradinaj për mbjelljen e pemës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbjellur një pemë sot me qëllim të ruajtjes së mjedisit, por për këtë sfidë ai ka nominuar një kundërshtar politik, bëhet fjalë për Albin Kurtin.

Në kohën kur Haradinaj njoftoi se në këtë sfidë ka nominuar Kurtin, kryetari i VV-së fliste kundër kryeministrit në Kuvend.

Kurti i drejtohej Haradinajt me fjalë të rënda si “zhvatës i shtetit”.

Sidoqoftë, Haradinaj përveç Kurtit ka nominuar edhe disa persona tjerë për këtë sfidë.

Ja kush janë ata:

“Që ta vazhdojnë këtë fushatë vetdijësimi, sfidoj kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje – Albin Kurti, drejtuesin e kompanisë teknologjike Gjirafa – Mërgim Cahani, teologun Xhabir Hamitin, Dom Lush Gjergjin, Shejh Xhemajli Shehun, igumenin e Manastirit të Deçanit – Sava Janjiq, tenorin Ramë Lahaj, sopranon Adelina Paloja, aplinisten Arineta Mula dhe këshilltarin tim Halil Matoshi. Ta dëshmojmë dashurinë ndaj Kosovës, duke e ruajtur dhe rivitualizuar mjedisin tonë”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot)