Turqia godet Francën rreth vendimit për të shënuar gjenocidin armen

  • 12 April 2019 - 12:44
Turqia godet Francën rreth vendimit për të shënuar gjenocidin armen

Ministri i jashtëm i Turqisë ka kritikuar vendimin e Francës për të shënuar 24 prillin si ditë të përkujtimit për gjenocidin armen, duke thënë se Franca duhet të kujtojë historinë e saj të errët.

Mevlut Cavusoglu u shpreh të premten gjatë një bisede të tensionuar me një deputet francez në një takim të NATO’s në Turqi, një ditë pasi vendimi i presidentit francez Emmanuel Macron është publikuar në gazetën zyrtare të Francës.

Shume historianë konsiderojnë vrasjet masive të armenëve nën Perandorinë Osmane një shekull më parë si gjenocidin e parë të shekullit 20, shkruan FoxNews.

Turqia e refuzon termin gjenocid, duke pretenduar se ata që janë vrarë kanë qenë viktima të luftës civile.

Cavusoglu tha se “Franca është vendi i fundit që t’i tregoj Turqisë mbi gjenocidin dhe historinë. Ne nuk kemi harruar çfarë ka ndodhur në Ruandë dhe Algjeri”. 

(Kosova Sot)