Haradinaj shkon te vendi ku u nda me vëllanë

  • 12 April 2019 - 19:45
Haradinaj shkon te vendi ku u nda me vëllanë

Kryeministri Ramush Haradinaj është ngjitur sot në malet e Dukagjinit.

Në Qafë Mullarë, Haradinaj ka një kujtim, të cilin e ka ndarë në rrjetin social Facebook.

“Aty ku jam ndarë nga Luani më 6 maj 1997, në Qafë Mullarë”, ka shkruar Haradinaj

Vëllai i kryeministrit, Luan Haradinaj është vrarë 22 vjet më parë, në një nga betejat e para kundër forcave serbe. Ai është dëshmor i kombit. 

(Kosova Sot)