Gjendet i vdekur një person në Pejë

  • 13 April 2019 - 10:00
Gjendet i vdekur një person në Pejë

Sot në mëngjes në fshatin Vitomiricë të Pejës është gjetur një person pa shenja jete në mes të rrugës.

Rastin për Gazetënmediae ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka thënë se ai është gjetur i shtirë në tokë, dhe se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

“Sot rreth orës 06:55 policia ka marr një info se ne fsh. Vitomiricë një person është i shtrirë dhe dyshohet të jete pa shenja jete.

Image

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër te prokurorit rasti cilësohet si hetim i vdekjes, policia është duke punuar intenzivisht për zbardhjen e rastit. Për informata të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Rugova.

(Kosova Sot)