“Kosova Sot” në luftë ishte pararojë e luftës për liri

  • 15 April 2019 - 08:27
“Kosova Sot” në luftë ishte pararojë e luftës për liri

Lexuesit: Gazetë e dashur për të gjitha moshat e qytetarëve 
 
 “Askush nuk mund ta mohojë faktin që  gazeta “ Kosova Sot ”, gjatë okupimit serb, pati dhënë një kontribut të pashembullt, tepër të rëndësishëm për informimin e opinionit brenda dhe  jashtë Kosovës si një dritare e informimit mbi atë që po bënte Serbia, prandaj edhe regjimi serb zgjodhi momentin më të përshtatshëm për t’iu kundërvënë, për ta shkatërruar, mirëpo kjo është një përpjekje e pasuksesshme, sepse së bashku me lirinë erdhi dhe iu rikthye lexuesit edhe gazeta “Kosova Sot”.

Gazeta “Kosova Sot” edhe pas luftës e vazhdoi punën e saj dhe misionin në informimin e drejtë për  qytetarët  e  Kosovës, duke e bërë këtë me shumë sukses, sidomos në luftimin e dukurive negative dhe punëve të këqija që po ndodhin në Kosovën e pasluftës. Andaj, edhe unë e shoh  si një medium nga më të përkushtuarit për luftimin e  të këqijave që po ndodhin në Kosovë.  Gazeta “Kosova Sot” është e pavarur dhe vlerësohet shumë lart nga  lexuesit besnikë”, thotë lexuesi Milazim Krasniqi

Image
Astrit Halitaj

 

Astrit Halitaj, qytetar

Gjithsesi, dihet botërisht nga të gjithë dëshmitarët e kohës se roli i gazetës “Kosova Sot” gjatë kohës së luftës ka qenë shumë i madh në informim, sepse njoftonte opinionin vendor e ndërkombëtar për krimet dhe gjenocidin e forcave serbe që po bëhej asokohe në Kosovë dhe si pasojë e  kësaj qasje në informim të drejtë  sulmi dhe shkatërrimi  i shtypshkronjës së  e kësaj gazete nga forcat militare. Ka ndodhur kjo para 20 vjetësh, ngase Serbia në kontinuitet u mundua që ta ndalojë informimin e drejtë mbi krimet që po i bënte në Kosovë. Por gazeta “ Kosova Sot“ bëri që të dalë e vërteta në shesh. Po këtë vizion kjo gazetë e luajti edhe pas luftës duke informuar drejt qytetarët tanë me të gjitha lëshimet e pushtetit që u shfaqën në Kosovën e  pasluftës, duke qenë sërish një dritare e informimit korrekt të qytetarëve.

Kjo gazetë po e vazhdon edhe sot misionin e saj, duke qenë gazetë e dashur për të gjitha shtresat e qytetarëve tanë.
 

Image
Milazim Krasniqi

Milazim Krasniqi, qytetar

Askush nuk mund ta mohojë faktin që  gazeta “ Kosova Sot ”, gjatë okupimit serb, pati dhënë një kontribut të pashembullt, tepër të rëndësishëm për informimin e opinionit brenda dhe  jashtë Kosovës si një dritare e informimit mbi atë që po bënte Serbia, prandaj edhe regjimi serb zgjodhi momentin më të përshtatshëm për t’iu kundërvënë, për ta shkatërruar, mirëpo kjo është një përpjekje e pasuksesshme, sepse së bashku me lirinë erdhi dhe iu rikthye lexuesit edhe gazeta “Kosova Sot”. Gazeta “Kosova Sot” edhe pas luftës e vazhdoi punën e saj dhe misionin në informimin e drejtë për  qytetarët  e  Kosovës, duke e bërë këtë me shumë sukses, sidomos në luftimin e dukurive negative dhe punëve të këqija që po ndodhin në Kosovën e pasluftës.

Andaj, edhe unë e shoh  si një medium nga më të përkushtuarit  për luftimin e  të këqijave që po ndodhin në Kosovë.  Gazeta “Kosova Sot” është e pavarur dhe vlerësohet shumë lart nga  lexuesit besnikë. 
 

Image
Halit Islami

Halit Islami, qytetar

Në kohën e para dhe gjatë luftës nuk kemi pasur mundësi shumë për të ardhur deri te shtypi ditor, ngase ishim zonë bukur e izoluar. Ajo që më kujtohet është  se  njerëzit flisnin shumë për një gazetë të guximshme, “Kosova Sot”, që nuk po ndalej duke raportuar gjithandej nga zonat e luftës dhe ishte ndëshkuar me shumë të madhe të  markave gjermane. Po ashtu, patëm dëgjuar edhe për rastin e sulmit serb në shtypshkronjë dhe djegien e saj rrafsh me tokë. E krejt kjo u mor vesh se cili ka qenë qëllimi i shkatërrimit të kësaj gazete, pra raportimi besnik për krimet që bënte regjimi. Tani në periudhën e pasluftës jam lexues i rregullt i kësaj gazete dhe ju uroj të vazhdoni me këtë qasje serioze të informimit. Gazeta”Kosova Sot”, si një dritare e informimit në vend e jashtë që ishte gjatë luftës, është djegur nga forcat serbe më 24 mars  me urdhrin e Milosheviqit, dhe do të vazhdojë të jetë dritare besnike e informimit të drejtë edhe sot në liri, sepse tani më shumë se kurrë kemi nevojë për denoncimin dhe demaskimin e dukurive negative në shoqëri që  pengojnë zhvillimin dhe forcimin e shtetit, sidomos shtetit ligjor. 
 
Njerëzit e kulturës: Gazeta neutrale që lufton të këqijat në Kosovë
 

Image
Hajrush Behluli

Hajrush Behluli, njohës i çështjeve kulturore
 
Gazeta “Kosova Sot” ishte pararojë e luftës për liri dhe roli i saj ishte i jashtëzakonshëm dhe mund të themi se edhe pushtuesi ka reaguar me vrazhdësinë më të madhe të mundshme. Fillimisht me dënime, pastaj edhe me ndalimin dhe në fund shkatërrimin fizik, me djegien e shtypshkronjës dhe krejt këtë duke qenë ata të bindur se masat e deriatëhershme nuk do të arrinin ta ndalnin përkushtimin dhe punën e kësaj gazete. Në ato rrethana ne që kemi përjetuar atë kohë e kemi shumë të qartë se asgjë nuk ndodhte rastësisht. Është një thënie: Drita e lirisë të çon gjithmonë në rrugë të drejtë, dhe kësaj rruge asnjëherë nuk i është larguar gazeta “Kosova Sot”. Në periudhën e okupimit ka ndjekur dritën e lirisë dhe kjo e ka dërguar në rrugën e drejtë.

Normalisht që këto dy rrugë jo që nuk janë të shtruara me lule, por janë plot me pengesa dhe sfida, që ndonjëherë të ndalin dhe dëmtojnë, por në të njëjtën kohë të japin forcë dhe kurajë për të ecur përpara drejt asaj që sot pas 20 vjetësh ndiheni krenarë për sukseset që i keni arritur. Pengesat, trysnitë  dhe sfidat nuk të dalin vetëm në kohën e okupimit dhe të luftës, por edhe në paqe e liri dhe në ndërtimin e shoqërisë dhe ndërtimin e shtetit dhe demokracisë. Vendin duhet ta duash në qoftë se do të jetosh.
 

Image
Ilir Muharremi

Ilir Muharremi, shkrimtar
 
Gazeta e përditshme “Kosova Sot” tash e njëzet vjet ka ruajtur identitetin e saj. Gjithnjë e fuqizuar nga bindja, guximi, baraspesha, drejtësia, të cilat i qëndronin stoikisht në kohët më të vështira, kohët e censurës së ashpër nga forcat militare serbe. Pamëshirshëm dhe pashërueshëm përpiqeshin të ngulitnin propagandë dhe pengesë për vazhdimin e drejtësisë së lajmeve të thella. Kjo gazetë shpaloste të mirën dhe të keqën ashtu si ishte, e frenonte fantazinë të cilën shumë medie botërore e paraqesin me qëllime propagandistike për ndryshim të mendjes së publikut. Kjo gazetë ishte në dijeni se nuk duhet ndërtuar kështjella në erë, të cilat janë shumë të kushtueshme, ngaqë menjëherë jemi të detyruar t’i përmbysim mes lotëve e psherëtimave. Ishte në dijeni për mospërkeqësim të gjendjes tonë shpirtërore, gjithnjë këmbët i mbante në tokë, sepse e dinte që iluzioni mban ndryshe realitetin. Shihet që gazeta është neutrale dhe lufton të këqijat në Kosovë. Prandaj, gjithnjë duhet të shqyrtojmë gjërat që na takojnë, vetëm me syrin e arsyes, duke vepruar rrjedhimisht, pas një gjykimi të thellë, duke përdorur vetëm koncepte reale, të cilat para se të plasohen publikisht analizohen, korrigjohen me një gjuhë të thellë të arsyes, e më pastaj plasohen në treg.

Vërtet ishte errësirë, civilët kosovarë po dëboheshin nga shtëpitë e tyre, me qëllim për të mos u kthyer më, të zhdukeshin krejtësisht, gjë e cila nuk mund të ndodhë asnjëherë. Kjo errësirë ndillte frikën dhe na bënte të dallojmë kudo forma të frikshme, dhe në mënyrë të ngjashme vepron papërcaktueshmëria e ideve. Intelekti vërtet ishte i lodhur, krijonte pasigurinë dhe prekja e thelbit ishte e pamundur. Gazetarët e asaj kohe bashkë me stafin udhëheqës, të ngarkuar me ndjenjën e frikës, përpiqeshin të gjunjëzonin, ta ledhatonin frikën, të krijojnë lojë me qëllim për ta sfiduar. Andaj, çdo numër i guximshëm i asaj kohe i ngjante një mëngjesi ku ëndrrat dhe imazhet e frikshme zhduken. Thuhet se: “Kur nata është e trazuar, dita është e bardhë”. Mirëpo, duhet t’i kthehemi thënies së Horacit:  “Asgjë nuk është plotësisht e lumtur”.
 
Sportistët: Gazeta nuk u zmbraps kurrë kundër regjimit serb
 
Tahir Batatina trajner

Po në atë kohë isha ushtar i UÇK-së dhe  shumë kishim probleme të informohemi, por “Kosova Sot” ishte një gazetë, e cila mbante të informuar njerëzit, por edhe ne luftëtarëve  të lirisë. Dua t’i falënderoj të gjithë ata burra dhe të gjitha ato vasha që punuan dhe kontribuuan në ditët më sublime të Kosovës, ku në ato rrethana të jashtëzakonshme dhe në ato kushte të rënda, asnjëherë nuk u zmbrapsën nga regjimi i Serbisë. Kontribut të lartë dhe informimi i gazetës “Kosova Sot”  bëri që edhe shtetet anëtare të NATO-s të marrin hapat e tyre duke marrë vendimin më të lartë të Aleancës për ta bombarduar Serbinë dhe caqet e ushtrisë serbe kudo që ishin. Asnjëherë nuk duhet harruar kontributi i gazetës suaj ku në atë kohë isha luftëtar i UÇK-së dhe me shkrimet tuaja motivoheshin që ta vazhdojmë luftën deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës. Dëmet kanë qenë të mëdha edhe për gazetën tuaj, por e rëndësishme është se liria u fitua.

Fitim Kasapi futbollist
 
24 marsi apo siç njihet ndryshe fillimi i epokës së çlirimit të shqiptarëve, pas fillimit të bombardimeve të NATO-s,është një ngjarje që nuk do të harrohet kurrë. Me kujtohet mirë ajo kohë dhe nuk besoj se do të shlyhet ndonjëherë nga memoriet tona. Sa i përket gazetës “Kosova Sot”, unë personalisht kam vetëm fjalë të mira për gazetën tuaj. Dëmet që u janë shkaktuar gjatë luftës tregojnë qartë për punën e madhe që ka bërë gazeta atëkohë dhe okupatori nuk ka mundur të përballojë. E di që edhe sot përballeni me shumë probleme, por ju po vazhdoni ta mbani opinionin të informuar drejt dhe po përballoni çdo sfide.

(Kosova Sot)