Akuzat e Molliqajt për Konjufcën, flet ish agjenti i SHIK-ut: Ky është qëllimi i misionarëve të Thaçit e Halitit

  • 15 April 2019 - 12:22
Akuzat e Molliqajt për Konjufcën, flet ish agjenti i SHIK-ut: Ky është qëllimi i misionarëve të Thaçit e Halitit

Dardan Molliqaj i PSD-së akuzoi Glauk Konjufcën e VV-së se ishte pjesë e SHIK-ut gjatë periudhës kohore 2000- 2001, se ishte paguar 150 marka dhe se Fadil Lepaja ishte rekrutues i Konjufcës në SHIK. Për këtë çështje, Lepaja nuk është prononcuar për gazetën, por analistët thonë se edhe VV-ja duhet të turpërohet se çfarë njerëz të tipit të Dardan Molliqajt, Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut ka promovuar për vite të tëra në majat e LVV-së, e tash të njëjtit i quajnë kolegët e tyre pjesë të SHIK-ut. 

E lidhur me këto akuza, për “Kosova Sot”, ka folur edhe ish agjenti i këtij shërbimi, Naim Miftari

"Akuzat kundër Glaukut janë akuza politike të porositura, por shtrohet pyetja çka synohet të arrihet me këto akuza e kundërakuza, aq më pak nga ish-shokët e tyre, lëvizja VV, e cila ka gabuar që ka afruar misionarë të porositur nga marrja e këshilltarëve të Hashim Thaçit e bashkëpunëtorëve të Xhavit Halitit e Ilmi Reçicës.

Image
Naim Miftari

Qëllimi i këtyre misionarëve ishte që Albin Kurti, Liburn Aliu, Rexhep Selimi... e disa tjerë të përvetësohen nga brendapërbrenda, që dalëngadalë t'i afrohen PDK-së, ose nëse nuk iu ndez plani nga brenda të bëhet shpartallimi i VV-së, duke e copëtuar në fragmente këtë parti, pasi rreziku më i madh për krimin e organizuar politik në krye me Hashim Thaçin vjen nëse Albin Kurti vjen në pushtet dhe si idealist i pakorruptuar dhe deri me sot Albini është makthi i krimit të organizuar me pronto-aktorët e shumë klaneve tjera kriminalo-politike. Krimi i organizuar i 'Prontos', PTK-së, 'Trepçës', Aeroportit, klanit të AKM- AKP-së, Devollëve, pastaj klani i Shpend Maxhunit 'Coca Cola Zero' dhe 'Vitës', KEK- KEC, ETC... kanë vetëm një kundërshtar të njëmendtë, e ai është Albin Kurti dhe shpëtimi i Kosovës vjen nga bashkëpunimi i sinqertë nëse ndodh bashkimi serioz mes VV-së dhe LDK-së...”, ka thënë Miftari për “Kosova Sot”.

Sipas tij, sa i përket SHIK-ut, ai kurrë nuk do të hetohet as dënohet përderisa SHIK-u dhe PDK-ja janë në qeveri dhe mbajnë pushtetin e kontrollojnë policinë, gjyqësinë, prokurorinë, AKI-në Doganat FSK-në, Parlamentin,Televizionin publik, shumicën e shtypit, universitetet. 

“Dhe, rreziku i Kosovës është se partitë politike janë të kapura nga klanet kriminale të disa bosëve që kontrollojnë dhe caktojnë ardhmërinë politike dhe caktojnë pushtetet për t'i mbrojtur interesat e tyre që 20 vjet rresht, deri diku e vetmja pengesë e tyre ishte Ibrahim Rugova, gjersa vdiq në mënyrë të shpejtë dhe të dyshimtë, por tani dekadën e fundit pengesë dhe rrezik i këtyre klaneve dhe disa çarqeve antishqiptare është Albin Kurti, nëse nuk ndryshon në të ardhmen. Sa i përket ShIK-ut, shumica e djemve dhe vajzave tona që kanë punuar aty kanë qenë njerëz të mirë dhe atdhetar. Deformimi, demonizimi dhe keqpërdorimi i SHIK-ut për të ardhur në pushtet me çdo kusht dhe për të fituar materialisht pasuri miliarda euro është bërë nga gjashtë ose shtatë udhëheqës që sot janë bërë multi-milionerë, ku vendin kryesor pa dyshim e mban bosi, Hashim Thaçi, me disa bashkëpunëtorë të tij. Ia ka tërhequr vërejtjen personalisht Xhelal Sfeçlës para 7 viteve se çka i pret në të ardhmen pikërisht nga këta njerëzit e 'vet', që sot i kanë kundërshtarët më të zëshëm të tyre po bënte be në kokën e tij se janë si një familje", theksoi analisti Naim Miftari për gazetën "Kosova Sot", që edhe vetë e ka pranuar publikisht se ka qenë pjesë e SHIK-ut.

(Kosova Sot)