Shkatërroi gjithçka në Kosovë, PDK-ja tallet me kosovarët

  • 15 April 2019 - 19:11
Shkatërroi gjithçka në Kosovë, PDK-ja tallet me kosovarët

Nesër në gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se si e pse po tallet me qytetarët PDK-ja, dhe jo vetëm, se do t’ua kthejnë shpresën qytetarëve!? Po ku ishte PDK-ja deri tash?! A është PDK-ja alfa dhe omega e secilës Qeveri apo siç thuhet “vetë pret, e vetë qep”?

Pse edhe pse PDK-ja partnerët i ka ndërruar dhe i ka rrëzuar atëherë kur nuk ka pasur më nevojë për ta, duke mos i shfajësuar subjektet e tjera që janë bashkëpunëtore në krim, prapë se prapë PDK-ja është fajtorja kryesore pse sot mijëra kosovarë po e lëshojnë vendin, po e braktisin edhe punën kurrfarë, sepse nuk mund të durojnë më këtë poshtërim që ua bën shteti i kapur nga pushteti kriminal !?

A është ajo që na prezantohet si Dekada e Re, në fakt kapja e re e përtej kriminale!? Pse gjatë sundimit shtetëror në krye me PDK-në, politikanët bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre, u bënë njerëzit më të pasur të Kosovës? Pse është pikërisht PDK-ja e para që duhet të japë përgjegjësi, bashkë me partnerët e koalicionit gjatë tri qeverisjeve radhazi, pse korrupsioni përfshiu çdo zyrë shtetërore, nepotizmi u bë i zakonshëm në punësimet publike, ndërsa drejtësia u shndërrua në mashë të mafio-oligarkëve të lidhur me pushtetarët !? Si po i paguajnë qytetarët pasojat e keqqeverisjes dhe kriminalizimit të shtetit?

Si ndërtoi, veçmas PDK-ja, por edhe partnerët e saj në koalicion, konjuktura mafioze, në sektorët kyçë, deri te sporti e kultura e media!? Si vendos ky rrjet partiak-klientelist-klanor-kriminal në favorin e një pakice të lidhur me pushtetin kriminal !? Pse për qytetarët e vetmja zgjidhje është që PDK-ja të shkojë në opozitë, duke u dekriminalizuar e vetpastruar nga krimi, si kriteri themelor për një parti vërtet demokratike!?

Këto e shumë materiale tjera, i gjen vetëm në “Kosova Sot”.