“LLAMKOS-i” përfundon në duart e Blerim Devollit

  • 16 April 2019 - 19:14
“LLAMKOS-i” përfundon në duart e Blerim Devollit

Nesër në gazetën “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se si e bleu LLAMKOS-in një kompani tregtare EMONA, e cila edhe pse në ARBK evidentohet si kompani me pronar nga Vushtrria, dyshohet se realisht prapa kësaj kompanie qëndron Blerim Devolli !?

A është stili i njëjtë i Devollëve që për një kohë kompanitë që po i blejnë me paratë e zhvatura nga populli po i lënë për një kohë në emër të ish-pronarëve, për t’i kaluar pastaj në emër të kompanive të tyre në parajsat fiskale në Maltë, Panama, e shumë vende të tjera, siç kishte vepruar Shkëlqim Devolli me kompaninë ART MOTION e më shumë prona të tjera që i ka “zhvatë” në privatizimin e inkriminuar në Kosovë?

A do ta ketë edhe kjo fabrikë fatin e shumë ndërmarrjeve si fabrika e amortizatorëve, e privatizuar në mënyrë të dyshimtë nga Blerim dhe Shkëlqim Devolli dhe të cilës iu ndryshua destinimi përmes proceseve të inkriminuara të privatizimit? Si i bleu EMONA të gjitha hipermarketet e INTEREX dhe a qëndron prapa tyre kryeoligarku i Kosoves, Blerim Devolli? A do t’i bëj rrush e kumbulla Blerim Devolli pronat e Llamkosit ku janë 18 hektarë tokë, ndërtesa, linjën e prodhimit, si dhe makineri e pajisje, siç kishte vepruar me vëllaun e tij kur shkatërroi ish-fabrikën e amortizatorëve në Prishtinë!?

Lexojeni të përditshmen kosovare numër një, “Kosova Sot”.