Arrestohet një serb në Graçanicë, sulmoi seksualisht dy gra

  • 17 April 2019 - 12:06
Arrestohet një serb në Graçanicë, sulmoi seksualisht dy gra

Një serb është prangosur dje më dyshimet se ka sulmuar seksualisht dy gra, njofton policia.

Edhe viktimat janë të nacionalitetit serb. Ndërsa i syshuari është dërguar në mbajtje.

“Graçanicë 15.04.2019-11:00. Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht dy viktima femra K/Serbe. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, raste të sulmeve seksuale ka pothuajse çdo ditë në raportin e policisë. Madje në disa të tilla janë përfshirë edhe vajzat e mitura.

(Kosova Sot)