Rusia kërkon që SHBA-ja dhe BE-ja të ndikojnë mbi Prishtinën

  • 17 April 2019 - 14:10
Rusia kërkon që SHBA-ja dhe BE-ja të ndikojnë mbi Prishtinën

Rusia i kërkon SHBA dhe Bashkimit Evropian të kuptojnë përgjegjësinë e tyre për zbatimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe të ndikojnë në udhëheqësit e Kosovës për të ndalur ‘provokimet’ kundër Serbisë.

Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pas bisedimeve me homologun e tij serb Ivica Daçiq në Moskë.

“Ne i bëjmë thirrje Uashingtonit dhe Brukselit që të ndikojnë mbi Prishtinën dhe të kuptojnë përgjegjësinë e tyre për zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit, të bërë së bashku me SHBA dhe Evropën dhe duke i detyruar shqiptarët e Kosovës që të frenojnë politikat e tyre ‘provokuese dhe konfrontuese’”, tha Lavrov.

(Kosova Sot)