Pa sundim të ligjit nuk vijnë investitorët

  • 18 April 2019 - 16:56
Pa sundim të ligjit nuk vijnë investitorët

Analisti Nexhat Haziri u shpreh për "Kosova Sot" se kjo Qeveri nuk ka një program zhvillimor ekonomik të vendit dhe e tëra çfarë mundohet të bëjë është që të gënjejë qytetarët gjoja për ardhjen e investitorëve të huaj për investime në Kosovë.

Image
Nexhat Haziri

"Nuk ka asnjë ardhje e asnjë interesimi të investitorëve kredibilë të huaj, për shkak të gjendjes së krijuar në vend, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, jostabilitetit politik, mungesa e sigurisë për investime, krimit të organizuar dhe korrupsionit që kap nivelet më të larta të shtetit, gjë që kanë bërë po ashtu që Kosova edhe në rrafshin ndërkombëtar të ketë një imazh negativ".

"Pra, çdo investitor kërkon parametrat e një normaliteti dhe funksionimi të ligjit, gjë që kjo Qeveri, që sundon në mënyrë mafioze, nuk mund t'i afrojë as një të interesuari për investime, pra as kompanisë "Volkswagen". Dhe, deklaratat që vijnë nga ndërtesa e Qeverisë, se gjoja kompania "Volkswagen" po vjen të investojë në Kosovë janë gënjeshtra dhe manipulim me opinionin në tentimin e tyre për të fshehur dështimet në zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe për të sjellë një perspektivë për vendin", theksoi analisti Haziri.

(Kosova Sot)