I falet gjaku personit që aksidentoi shtatzënën me kamionetë në Prishtinë

  • 19 prill 2019 - 12:55
I falet gjaku personit që aksidentoi shtatzënën me kamionetë në Prishtinë

Kohë më parë në aksidentin e trafikut në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, i cili për pasoi lëndoi një person të gjinisë femërore e cila me atë rast pati humb edhe fëmijën e saj të pa lindur pason ndërmjetësimi mes familjeve Gashi, familja e dëmtuar dhe familja Haxholli e cila e shkaktoi aksidentin.

Kështu duke hasë në mirëkuptim mes familjes së zonjës së lënduar dhe familjes së shoferit i cili e aksidentin arrihet deri te pajtimi ku ndërmjetëson Hoxha i Xhamisë në Dardani të Prishtinës Remzi ef. Haziri me ndihmësit Ali Llapashtica dhe Xheladin Fazliu hoxhallarë në Marec përkatësisht në Hajvali arrijnë të mbyllin këtë ngatrrës mes familjesh.

Shembulli i mirëkuptimit mes familjeve Gashi dhe Haxholli le të jetë shembull i reflektimit si familjar edhe institucional që duke shtuar syqelësinë dhe përkushtimin të parandalohen problemet e ndryshme shoqërore dhe familjet të jetojnë në paqe pa ngatërresa cilat do qofshin ato.

Kurse familja Gashi falënderon gjithë ata individ brenda dhe jashtë vendit të cilët e ndihmuan për ta tejkaluar sfidën e rehabilitimit shëndetësor të familjares së tyre. Në këtë akt human të tejkalimit të ngatërresës dhe mbështetjes materiale për shërim të zonjës së lënduar kontribuoi edhe BIK

(Kosova Sot)