Aksident i rëndë, humb jetën 36 vjeçari shqiptar babai i tre fëmijëve

  • 21 April 2019 - 12:24
Aksident i rëndë, humb jetën 36 vjeçari shqiptar babai i tre fëmijëve

Një 36 vjeçar ka humbur jetën në zonën e Malit të Tomorrit.

Sipas “News 24”, aksidenti ka ndodhur në zonën e nxjerrjes së pllakave të gurit.

Viktima është shtetasi, Besnik Kanani, banues në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit, babai i tre fëmijëve.

Ai punonte prej vitesh si shofer kamioni në firmat e nxjerrjes dhe përpunimit të pllakave e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit.

(Kosova Sot)