Grapci: Paranë e qytetarëve e keqpërdorin më lehtë

  • 21 April 2019 - 13:14
Grapci: Paranë e qytetarëve e keqpërdorin më lehtë

Analisti Dardan Grapci thotë për “Kosova Sot” se derisa të kemi në pushtet ish-luftëtarët e UÇK-së, të cilët po e fëlliqin uniformën me këto vjedhje dhe tenderë, Kosova do ta ketë problem rregullimin dhe përmirësimin e kushteve për investim nga vetë qytetarët, por edhe investitorët e huaj.

“Normal që pushtetarët nuk kërkojnë, e as nuk dëshirojnë ndihmë nga BERZHI apo donatorët, sepse më lehtë e kanë që ta varfërojnë qytetarin duke iu rritur taksat, çmimet etj., me buxhetin e saj që e ka për ta ndërtuar autostradën që e lidh Kosovën me Serbinë.

Do të ishte mirë që ndërkombëtarët dhe ambasadorët e huaj që i kemi në Kosovë, ta ngrehin zërin, mediet të bëjnë apel duke i bërë thirrje Qeverisë që paratë e popullit mos t’i shpenzojnë, por le të kërkojnë donacione nga donatorët apo BERZHI”, është shprehur Grapci.

(Kosova Sot)