Thaçi: Adem Demaçi ishte ndërgjegjja jonë

  • 21 April 2019 - 13:18
Thaçi: Adem Demaçi ishte ndërgjegjja jonë

Presidenti Hashim Thaci ka përkujtuar 29-vjetorin e lirimit nga burgu të veprimtarit Adem Demaçi

Në 29 vjetorin e lirimit nga burgu të Demaçit, Thaçi ka thënë se ai  kishe sakrifikuar çdo të mirë jetësore dhe ishte bërë personifikim i përpjekjes për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë

 “Para 29 vetësh ishte liruar nga burgu Adem Demaçi, një prej figurave më të ndritura të kombit shqiptar. Si shkrimtar i ri dhe i talentuar, ai kishte sakrifikuar çdo të mirë jetësore dhe ishte bërë personifikim i përpjekjes për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë”, ka shkruar Thaci në Facebook.

Presidenti kujton 28 vitet që mbajti burg Demaci, tashmë i ndjerë, dhe mosheshtjen e tij përballë regjimit të Millosheviqit.

“ Edhe pas 28 vjetëve, aq sa kishte qëndruar i prangosur, ai asnjëherë nuk e ndali zërin e tij kundër politikës sunduese dhe administrimit serb në Kosovë. Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet ndërgjegjja jonë kombëtare”, thuhet në postimin e të parit të shtetit. 

(Kosova Sot)