Shtatë të vrarë nga sulmi në Ministrinë e Komunikimit

  • 21 April 2019 - 13:48
Shtatë të vrarë nga sulmi në Ministrinë e Komunikimit

Së paku shtatë njerëz janë vrarë pasi një person i armatosur e sulmoi ndërtesën e Ministrisë së Komunikimit në qendër të kryeqytetit afgan, Kabul.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin që ndodhi pak kohë pas mesditës dhe i cili filloi me një shpërthim në hyrjen e ndërtesës. Kjo ministri ndodhet në një zonë të ngarkuar tregtare të qytetit.

Shefi i policisë, Gjenerali Sayed Mohammad Roshandil, tha se një njeri kreu sulm vetëvrasës me bombë, duke ua mundësuar sulmuesve tjerë që të hyjnë në ndërtesën e ministrisë, e cila kishte masa të forta sigurie.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, tha se katër civilë dhe tre ushtarë janë vrarë në këtë sulm. Përpos vrasjeve, në këtë sulm janë plagosur tetë njerëz.

Rahimi tha se operacioni i sigurisë përfundoi në kohën kur katër sulmuesit u vranë nga forcat afgane të sigurisë. Ai tha se ndërtesa është mbyllur dhe të gjitha rrugët afër vendit të sulmit janë bllokuar, shkruan “Free Europe”

(Kosova Sot)