Mbi 40 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Kosovës kanë ndodhur gjithsej 41 aksidente.
Nga të dhënat e Policisë së Kosovës thuhet se nga 41 aksidente, 22 kanë qenë me persona të lënduar ndërsa 19 aksidente tjera me të pa lënduar.
Ndërsa janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 61 tiketa trafikut.
Përgjatë 24 orëshit të fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 17 persona, 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot)