Gjermania ‘demaskon’ Hashim Thaçin, në Berlin fundoset ‘korrigjimi’

  • 21 April 2019 - 19:58
Gjermania ‘demaskon’ Hashim Thaçin, në Berlin fundoset ‘korrigjimi’

Nesër në gazetën “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se si raportoi edhe gazeta gjermane ‘Tagesspiegel’, se Angela Merkel me 29 prill në Berlin dëshiron që të parandalojë idenë e Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiqit për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?!

‘Tagesspiel’ ndër të tjera thotë se mbështetëse e kësaj ideje për shkëmbim të territoreve është edhe ndërmjetësuesja e dialogut Prishtinë-Beograd, Federica Mogherini, të cilën Merkel nuk e ka njoftuar fare që po e organizon një takim të tillë në Berlin, por vetëm e ka ftuar si spektatore formale. Si po e vërteton edhe gazeta gjermane ‘Tagesspiegel’ se ideja për shkëmbim të territoreve është ide që po shtyhet përpara nga dyshja Thaçi e Vuçiq, ndërsa Angela Merkel është kundërshtarja më e fortë?

Si e thekson gazeta gjermane se pjesë e kësaj ideje është edhe Edi Rama, i cili thuhet se është ftuar në këtë takim në Berlin, bashkë me Vuçiqin dhe Thaçin? A është qëllimi i kësaj konference në Gjermani, e të cilën Hashim Thaçi në intervistën e tij të fundit te Baton Haxhiu u përpoq ta nënvlerësoj, që Merkel dëshiron që të tregojë fuqinë dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor? Si e raportoi këtë edhe gazeta austriake “Der Standard”, e cila ia kushtoi një artikull takimit e 29 prillit në Berlin,ku sipas kësaj medie, ideja për korrigjimin e kufijve e përmendur në opinion që nga mesi i vitit të kaluar, mes Kosovës dhe Serbisë, do të varroset në kryeqytetin gjerman?

Si i kishte bërë ajo kritika të ashpra në drejtim të Mogherinit si përkrahëse e idesë për korrigjim të kufijve, edhe deputeti i Bundestagut gjerman, Johann Wadephul, i partisë së kancelares Merkel? A është realisht Gjermania me kancelaren Merkel ajo që po mbron kufijtë e Kosovës, pasiqë pushtetarët kosovarë në krye me Hashim Thaçin tanimë veç i kanë bërë Pazar territorin e Veriut të Kosovës për ta amnistuar Thaçin nga Specialja, ndërkaq Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, vetëm po ia bëjnë servisin (argatin) Hashim Thaçit!?

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në gazetën “Kosova Sot”.