Lajmi i fundit: Flet vëllai i gruas që u vra sot në Dardani, zbulon detaje të reja

  • 22 prill 2019 - 15:59
Lajmi i fundit: Flet vëllai i gruas që u vra sot në Dardani, zbulon detaje të reja

Një vrasje tronditëse ka ndodhur sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku personi me inicialet H.K, ka lënë të vrarë gruan e tij, gruan e djalit e më pas ka vrarë edhe veten.

E nga vendi i ngjarjes, vëllai i gruas tashmë të ndjerë, për “Kosova Sot” ka thënë se motra e tij ka pasur probleme me burrin e saj dhe kane qenë në gjyq.

“Motra ime ka dasht me u nda me to, keta kane qene ne gjyq qe ni kohe të gjatë. Ai është i semur qe 2 3 vjet psiqikisht”, ka thënë vëllau i të ndjerës, raporton “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)